• |
ide | kryesore

Gafa me posterin e Jeb Bush

I pakategorizuar
bush.jpg



Çfarë figure për Jeb Bush. Komiteti për mbledhjen e fondeve “Right to Rise” që e mbështet ka shpërndarë fletëpalosje te qytetarët e Iowa për të promovuar kandidaturën e tij në garën mes republikanëve. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Por, nëse e sheh me kujdes fotografinë do të vësh re se dora e majtë e Jeb është mjaft më e errët se pjesa tjetër e trupit. Shumë më tepër. Duket tamam si dora e një njeriu me ngjyrë. Sipas blogut “ThinkProgress” duket se fytyra e Bush është vënë në trupin e një afroamerikani. Kundërshtari politik i tij brenda partisë Donald Trump ka reaguar menjëherë: “Jeb, bëj një foto për të qenë!”/lapsi.al/