• |
ide | kryesore

Anastacia mbërrin në Tiranë, nesër takon Ramën (Foto)

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Një ditë përpara koncertit madhështor të Tiranës, këngëtarja amerikane ka mbërritur pasditen e së hënës në aeroportin “Nënë Tereza”. 46-vjeçarja është fotografuar nga pas në daljen vip, shoqëruar nga stafi i saj dhe e motra (flokë të shkurtër, përballë). Anastacia ka udhëtuar drejt Sheraton ku do të kalojë natën sonte për të vijuar nesër paradite me një vizitë të konfirmuar me kryeministrin Rama. Ashtu si edhe Jessie J, këngëtarja amerikane do të pritet nesër në Kryeministri në një takim të shkurtër, ku pritet që Edi Rama t’i shprehë përballë vlerësimin e tij artistes. Ky koncert është promovuar në disa intervista dhe dalje publike të Kryeministrit, i cili i ka mëshuar mesazhit kundër diskriminimit që muzika dhe personazhi i Anastacias përfaqëson.

Pas takimit, rreth drekës, Anastacia pritet të bëjë një ndalesë të detyruar në skenën e koncertit ngritur brënda stadiumit “Qemal Stafa”, për provat e ‘sound-check’ përpara koncertit. Më pas në mbrëmje, artistja amerikane do të mbajë shfaqjen e saj prej 1 orë e gjysmë për publikun shqiptar.