• |
ide | kryesore

Rama “braktis” Anastacian, e çon te Erion Veliaj

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Duket se në moment të fundit, takimi i konfirmuar i Kryeministrit Rama me këngëtaren Anastacia, është anulluar. Vetëm pak orë më herët se artistja amerikane të ngjitej në skenën e koncertit të saj në stadiumin “Qemal Stafa”, ajo ka mësuar se nuk do të jetë vetë Rama që do ta presë, por Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Edi Rama i cili u mor personalisht, pasi foli në intervista, e promovoi në rrjetet sociale koncertin e Anastacias në Tiranë, duket se nuk e kish llogaritur mirë axhendën duke fluturuar që pasdreke për në Vienë. Por, Kryeministri nuk duhet të jetë ndjerë pishman, pasi takimin me Anastacian ia ka deleguar yllit të momentit, Erion Veliaj, të cilit i është dashur ta presë artisten në moment të fundit në Bashki.

(Foto nga koncerti që po mbahet momentalisht)