• |
ide | kryesore

Ardian Vehbiu i bën thirrje Lubonjës dhe Zogajt të terhiqen nga gazeta Panorama: merret me debate kurvash

I pakategorizuar
2015-08-26-18-53-12-1271395136.jpeg


Publicisti Ardian Vehbiu i ka beré thirrje kolegéve té tij Prec Zogaj dhe Fatos Lubonja té terheqin shkrimet e tyre nga gazeta Panorama e cila sipas tij merret me debate kurvash né faqen e saj té paré. Shkak pér kété apel u bé debati mes Gjergj Lekés dhe disa protagonisteve te tjere lidhur me dashnoret sig

urimsa té kengetareve Pqrashaevi Simaku dhe Lindita Theodhori. "M

ë vjen keq që shtypi shqiptar është katandisur në këtë nivel dhe i flet publikut me gjuhën e vulgut; teksa asnjë nga kolegët dhe miqtë e mi nuk proteston. 
Edhe ata që ndërhynë këto ditë, më tepër e bënë për të vënë në vend “nderin” e këngëtareve të përgojuara nga Leka, dhe shumë më pak për kontekstin ku i detyron të bëjnë debat “Panorama.” 
Mu ngjitur me muhabetet për kurvat dhe kurvllëqet e tridhjetë vjetëve të shkuara, botonte sot kolegu im dhe albanologu i njohur Matteo Mandalà një opinion për Nilo Catalano-n dhe Kishën e Shën Thanasit. 
Dje dhe pardje, sërish përbri lapërdhive për këngëtaret, kishin botuar opinione dhe artikuj Fatos Lubonja dhe Preç Zogaj dhe kushedi kush tjetër. 
“Panorama” ka arritur të tërheqë në faqe protagonistë të rëndësishëm të diskursit publik në Shqipëri – të cilët, mes të tjerash, kanë shprehur jo rrallë shqetësimin e tyre për degradimin e mediave dhe, në veçanti, të shtypit të shkruar. 
Nuk besoj t’u duket normale, këtyre kolegëve dhe miqve të mi, që fjala e tyre të infektohet nga kontakti me sherrin rreth kurvave, në vitrinën e faqes së gazetës “Panorama” shkruante Vehbiu né Peisazhe te fjalés. Dhe duke qene se ne Shqiperi nuk ka institucione qe te ndalojne kete degradim te kthimit te shtypit serioz ne nje gazetari people, Vehbiu i bente thirrje kolegeve te tij qe shkruajne tek panorama te terhiqen nga kolonat e saj:
"Shpresoj që kolegët e mi, që botojnë rregullisht në “Panorama”, t’i lexojnë këto radhë dhe të protestojnë ndaj faqes së cilën e nderojnë me shkrimet e tyre; madje edhe duke u tërhequr përkohësisht nga bashkëpunimi, derisa kjo gazetë të ndryshojë politikën e vet editoriale". 
"Shqetësimi im nuk ka të bëjë vetëm me “Panoramën”, por edhe me media të tjera, që nuk mbeten mbrapa, kur është fjala për të mbuluar me të pëgëra njerëz që nuk kanë mundësi të mbrohen; ose për t’u shkatërruar reputacionin personave publikë, të cilët ai reputacion i mban gjallë" thoshte Vehbiu né reagimin e tij.