• |
ide | kryesore

Elton Deda këtë vit do të zgjedhë përfaqësuesen e Shqipërisë në Eurovision

Arkiva, Paparazzi
elton deda.jpg


Vetëm pak minuta më herët, kantautori shqiptar Elton Deda ka njoftuar miqtë e tij në facebook për detyrën e re, të cilën duket se e ka marrë seriozisht. Rock-eri i njohur është emëruar drejtori i ri artistik i FiK (Festivali i Këngës) që ndryshe njihet edhe si Festivali i Fundvitit në Rtsh. Të jesh drejtor artistik i këtij kompeticioni do të thotë as më shumë e as më pak, se sa të vendosësh se kush do futet, e kush jo në konkurim. Ndaj, këtë përgjegjësi, Elton Deda thotë se do ta respektojë me ndershmëri. Në vitet e shkuara më së shumti postin e drejtorit artistik të FiK e ka mbajtur muzikanti tjetër i njohur, Shpëtim Saraçi.

Lexoni më poshtë njoftimin e Elton Dedës në facebook:

“Të dashur miq e kolege! Dua tju njoftoj se sivjet unë do të jem Drejtor artistik i Festivalit të Radio Televizionit Publik Shqiptar! Sinqerisht e kam marrë si një sfidë dhe angazhim të madh profesional dhe sëbashku me kontributin dhe mbështetjen tuaj do mundohem të jap maksimumin për të bërë një festival model dhe pa preferenca miqsh. Nuk kam qene dhe nuk do jem kurre vegel e asnje nderhyrjeje apo miklimi monetar e shoqeror, pervecse skllavi i perjetshem i muzikes se mire e te ndershme. 
Sinqerisht,
Ton Deda”