• |
ide | kryesore

Holta Kolaneci publikon kontratën 30 mijë euro dhe të dhënat personale të Tunës

Arkiva, Paparazzi
holta tuna.jpg


Nisi dhe duket se po mbyllet në muret e facebook-ut, ndryshe nga sa u përbetuan, se palët do të shiheshin në dyert e gjykatave. Producentja e Dancing With the Stars nuk ka duruar më shumë dhe pas një fushate mediatike kundër saj, siç shkruan në status, ka publikuar kontratën ku shihet se fituesja e edicionit të vjetshëm, Tuna, ka marrë çmimin 30 mijë euro.

Deri këtu, pretendimet e këngëtares në publik qëndrojnë, pasi Tuna pati deklaruar se nuk është shpërblyer me apartamentin e premtuar. Por, siç shihet këngëtarja paska rënë dakord, që fitorja e saj të konvertohet në para, megjithëse sipas Tunës “me këtë shumë as garazhd nuk ble dot në Tiranë”.

I çuditshëm mbetet fakti tjetër, ai i publikimit të fotokopjes së pasaportës që profucentja Dulaku i ka nxjerrë në facebook, Tunës. Kjo shkelje e të dhënave personale që mbrohet me ligj, duket se do të jetë molla tjetër e sherrit mes dy femrave.