• |
ide | kryesore

Koncerti/ Mesazhi i Anastacias pak përpara se të largohej nga Shqipëria

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Koncerti i Anastacias në Tiranë, veç argëtimit dhe emocioneve që përcolli tek mijëra vetë që e ndoqën live në stadium, duket se të njëjtin efekt pati edhe te vetë artistja. E frymëzuar nga mikpritja, atmosfera që u përball, me shqiptarët të etur për shfaqje live, Anastacia nuk mundi të largohej pa lënë përshtypjen e saj, të autografuar në një nga posterat e koncertit. Ashtu si u shpreh edhe gjatë mbrëmjes, surpriza qe e pa përshkrueshme, se si shqiptarët dinin këngët e saj, kënduan dhe shijuan çdo performancë gjaë 1 orë e gjysmë shfaqje.

“Faleminderit që e bëtë vizitën time në Shqipëri, speciale”, shkruan artistja e njohur amerikane për mikpritësit shqiptarë “LRE”. Sipas organizatorëve, Anastacia la një shije shumë të mirë dhe shenja se shqiptarët me zi i presin këto evente, ndaj, shumë shpejt të tjerë emra të njohur të biznesit e shfaqjeve live, do të prekin publikun tonë.