• |
ide | kryesore

Sinan Hoxha martohet, Seldi poston video me qen

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Prej dy ditësh, portalet dhe faqet online po merren me dasmën luksoze të këngëtarit të muzikës popullore, derisa mbrëmjen e së enjtes, në Tiranë po mbahet nata finale e dasmës publike. Kolegët e Sinanit kanë postuar fotot e tyre me veshje nga më të shndritshmet që zgjodhën për këtë eveniment. Bashkëpunëtorët e këngëtarit dhe miqtë e afërt, u panë në dasmë. Nga Soni Malaj tek Rozana Radi apo Artiola Toska, por, për çudi, këngëtari Seldi Qalliu që ka ndarë një pjesë të mirë të karrierës së tij krah Sinanit, nuk duket se ka qenë i pranishëm në mbrëmjen më të lumtur të mikut të tij. Sinan Hoxha martohet me Andrra Destanin, ndërsa Seldi postoi në Instagram një video (foto e shkëputur, djathtas), ku duket një qen që i futet në mes dy të tjerëve. A mos kjo është përgjigja e ish-bashkëpunëtorit të afërt të Sinanit, në ditën e tij të madhe?