• |
ide | kryesore

Fatma dhe Aulona tallen me dasmën e Sinanit: Nesër martohet Seldi, dasmën e hapim vetë!

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Episodin e rradhës duket se e kanë transferuar në Instagram. Thumbueset Fatma dhe Aulona kanë postuar një video ku shfaqen duke u tallur me dasmën e bujshme të këngëtarit popullor Sinan Hoxha. Sipas burimeve të lapsi.al, vajzat nuk janë ftuar të jenë në rradhët e Vip-ave pjesëmarrës në festë dhe kjo, për shkak të ironisë që të dyja kanë bërë në të shkuarën me bashkëpunëtorët e ngushtë të dikurshëm SS (Sinani – Seldi). Por, nëse me Sinanin punët akoma i kanë keq, me Seldin me sa duket, marrëdhëniet janë rregulluar. Në parodinë që ato të dyja kanë shpërndarë për ndjekësit, shfaqet Fatma duke i kënduar koleges që gati po mbytet me kordonin e kufjeve:
“Ti jo mos u mbyt prej dëshpërimit, se nesër dhe Seldi dasëm do ketë, aty do të jemi ne të ftuara dhe dasmën do ta hapim vetë”.