• |
ide | kryesore

Jim Belushi krah Rita Orës: Shqiptarët janë më të mirët

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Sikurse hiti i ri i këngëtares, “Body on me”, po ecën mjaft mirë në Shtetet e Bashkuara, Rita Ora po mban atje një seri shfaqjesh për të cilat edhe është komentuar mjaft së fundi. Megjithatë, veç transparencës në veshje, shqiptarja e famshme në të gjithë botën po tërheq gjithashtu me performancën dhe stilin e saj.

Në koncertin që mbajti dy ditë më parë në Los Angeles, Rita ka patur një takim me shqiptarin tjetër të njohur në Hollywood, Jim Belushi. Aktori postoi foton me 24-vjeçaren duke evidentuar: “Shqiptarët e bëjnë më së miri”.