• |
ide | kryesore

Seldi thyen heshtjen, i uron trashëgime Sinanit

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Më në fund, pasi të gjithë treguan gjithçka publikisht se çfarë ndodhi, kush ishte e kush mungoi në dasmë, edhe Seldi është bërë “i gjallë” si për të thënë se thashethemet për një zënkë mes tij dhe këngëtarit popullor nuk janë të vërteta. Përkundrazi, këngëtari 28-vjeçar ka qenë i ftuar tek “Xibraku” familjarisht. Ulur në krah të Dafinës, të dashurës së tij dhe prindërve, Seldi Qalliu duket se nuk ka rënë shumë në sy të të pranishëmve të cilët nuk e kanë fiksuar të ishte prezent. Por, ka qenë vetë këngëtari i cili veç kësaj foto, ka shpërndarë për ndjekësit e tij në Instagram edhe një video nga momenti i festës ku shkroi urimin pë kolegun Sinan Hoxha dhe nusen e tij Andrra, “U trashëgofshi”.