• |
ide | kryesore

Sinani dhe Seldi, ndarja dhe bashkimi i dy këngëtarëve (historia dhe fotot provokuese)

Arkiva, Paparazzi
sinani gazeta.jpg


Dasma e Sinanit këtë javë, duket se ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen tek historia e përfolur pak vite më parë, sipas së cilës, këngëtari popullor përjetoi një marrëdhënie gay me kolegun e tij në muzikë, Seldi Qalliun. E para që foli për këtë lidhje ishte e dashura e Seldit, Domenika, me të cilën u njoh në reality show-n Big Brother. Domenika mori guximin të publikojë një një set me foto provokuese ku dy këngëtarët shfaqeshin duke prekur pjesët intime.

Panorama hapi faqen e parë të gazetës, lajmi bëri xhiron e mediave elektronike, deri sa të dy artistët, dolën dhe mohuan gjithçka, madje duke u "ndarë" për njëfarë kohe. Seldi dhe Sinani nuk u panë më bashkë nëpër videoklipe, po aq sa, miq të përbashkët të tyre, atë kohë folën për një zënkë serioze. Por, ka qenë pikërisht sebepi i martesës që me sa duket i ka bashkuar sërish në publik dy miqtë e vjetër, Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu.

Sinani me kostumin e dhëndrit dhe nusen në krah, ndërsa Seldi me të dashurën, janë shfaqur përsëri pranë njëri-tjetrit, në të njëjtin ambient. Ky afrimitet, nuk është çudi të rikthejë edhe njëherë epokën e bashkëpunimeve mes dy këngëtarëve. Atë kohë, kur ata të dy beqarë, i këndonin vajzave bukuroshe. Por tashmë, gjërat kanë ndryshuar dhe ndoshta partneret e tyre do të bëheshin xheloze, nëse Seldi e Sinani do të këndonin si dikur.