• |
ide | kryesore

Marina Vjollca pranë Getit në Dhermi

Arkiva, Paparazzi
11943379_845587135537844_292024038_n(1).jpg


Kjo e shtunë shënon fundin e sezonit për sa i takon shfaqjeve në diskotekat verore, që mirëpritën këngëtarët shqiptarë, të cilët u paguan goxha mirë. Edhe pse me playback, atmosfera duket se u arrit. Ata që shënuan numrin më të madh të fansave, rezultuan Babastars.

Për këtë, Havana Beach Palase, ka organizuar mbrëmjen finale me hitet e Getit dhe yjeve të tjerë të babës. Natyrisht, në shfaqjen e cila fillon pas mesnatës, duket se nuk do të mungojë e dashura e reperit kosovar. Marina Vjollca, ka ardhur paraditen e së shtunës në Drimadhes, ku ka shpenzuar disa orë në plazh (foto), ndërsa në darkë, bukuroshja e Top Channel, pritet të bashkohet me Getin tek Havana.

Në fakt, Marina në plazh ka qenë e shoqëruar nga e motra, Luana, dhe kjo mendohet se ka lidhje me një shfaqje surprizë të motrës së vogël në skenë, për të kënduar duetin me kunatin, "Tirana Lifestyle". Me sa duket, çifti janë mirë dhe vazhdojnë të jenë në lidhje, përkundër thashethemeve që qarkulluan për një zënkë gjatë koncertit të "Summer Fest" në Sarandë./Lapsi.al/