• |
ide | kryesore

1 vit nga super dasma e Erion Veliajt, Ajola Xoxa e kujton përmes fotove

Arkiva, Paparazzi
ajola hapja.jpg


Është mbushur plot një vit nga eventi martesor që aso kohe, Ministri i Mirëqënies Erion Veliaj, organizoi me bujë të madhe, në Gjirokastër e Pezë. Sot, pas peripecish e sulmesh për shpenzimet luksoze që karakterizuan dy ceremonitë e dasmave përrallore, Ajola Xoxa mundet të marrë frymë lirisht.

Juristja 32-vjeçare ëndërronte një martesë si princeshat e Disney dhe ashtu u bë. Mirëpo, parashikimet u tejkaluan dhe çifti aktual i të parëve të Tiranës, u vu në qendër të kritikave, për përfitime personale në kurriz të fondeve publike.

Megjithatë, një vit më pas, duket se gjithçka është qetësuar dhe dasma do kujtuar. Përmes disa fotove bardhë e zi, bashkëshortja e Kryetarit të Bashkisë ka dashur të sjellë edhe një herë në vëmendje momentet e fiksuara pranë partnerit të saj.