• |
ide | kryesore

Olta Gixhari i përgjigjet komentuesve që iu kundërvunë kur ironizoi Cristiano Ronaldon

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Aktorja e cila dy ditë më parë provokoi jo pak përmes një postimi në ‘facebook’ ku ironizonte vajzat që çmenden pas CR7, duket se ka sqaruar më shumë pozicionin e saj përballë yllit të futbollit. Pasi iu kundërvunë me komente, shumë prej të cilave ishin ofenduese, Olta Gixhari ka postuar një tjetër foto ku paralajmëron shqiptarët se çfarë mund t’i ndodhë në ndeshjen e sotme. Me një shikim thumbues, bjondja e skenës, thotë: “Se mos e shani CR7 me libër shpie po na bëri mbi 3 gola”, duke dashur të tregojë se Kombëtarja ka më shumë rëndësi se seks simboli Cristiano Ronaldo.