• |
ide | kryesore

Plas sherri, prishet treshja Ledion, Arbana, Xhemi

Arkiva, Paparazzi
a-xh-l3.jpg


Ata dikur kanë qenë të pandarë, si në punë ashtu edhe jashtë saj. Tri prezantuesit e Top Channel, Ledion Liço, Arbana Osmani e Xhemi Shehu i shihje kudo bashkë. Shumë miq me njëri- tjetrin edhe në eventet "mondane" të kryeqytetit ata shkonin gjithmonë të tre. Por siç duhet t'ju ketë rënë në sy, djali i grupit është shkëputur. Tani shohim vetëm Xhemin me Arbanën edhe në fotot e Instagramit. Siç përflasin burime pranë Top Channel, një sherr midis Ledionit dhe Arbanës është bërë shkak për përçarjen. Nuk dihet se cila ka qenë molla e sherrit, por ka zëra që thonë se arsyeja mund të jetë prezantimi i reality show-t "Big Brother" nga i cili Arbana hoqi dorë për shkak të shtatzënisë dhe drejtuesit e TCH ia besuan Ledionit. Pavarësisht konflikteve të dy moderatorët vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, dhe me nisjen e sezonit të ri televiziv ata pritet të shfaqen në prezanitmin e spektakleve më të rëndësishme të këtij televizioni./Lapsi.al/