• |
ide | kryesore

Rovena Stefa kërkon punë/ “Më merrni mua në dasma”

Arkiva, Paparazzi
rovena1.jpg


Këngëtarja Rovena Stefa e ka kuptuar rëndësinë e reklamës. Meqë jemi në sezon dasmash, ajo po përdor llogarinë e sa në Facebook, për t'i kujtuar çifteve që do të martohen se për këngëtarin që do të zgjedhin në ditën e tyre të shënuar duhet menduar më herët. 
"Për dasmën tuaj mendoni kohë përpara", ka shkruar ajo mbi një album fotografik me foto dasmash ku ka kënduar ajo vetë. Me fjalë të tjera Rovena u drejtohet ndjekësve të saj në facebook që nëse kanë ndërmend të bëjnë dasëm, duhet të zgjedhin atë për të kënduar. Madje Rovi nuk ka hezituar të shënojë një numër celuari për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë ta kenë në dasmat e tyre. Njësoj si makinat që bashkë me tabelën "shitet" kanë edhe një numër telefoni të shkruar.
Duhet pranuar se në këtë kohë krize, kjo e Rovenës është gjetje. Nëse dhe ju jeni vërtet të interesuar, numri i saj shfaqet në foto.