• |
ide | kryesore

Ndahen Tuna dhe Cozman?!

Arkiva, Paparazzi
lksdgdfkgjndfk.JPG


Burime pranë çiftit të këngëtarëve Tuna Sejdi dhe Cozman bëjnë me dije se ata nuk janë më bashkë. 

Flitet se reperi ka marrë të gjitha sendet e tij personale dhe është larguar prej ditësh nga banesa ku jetonte bashkë me Tunën. Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku që ka çuar në marrjen e këtij vendimi, por thuhet se lidhja e tyre tashmë ka përfunduar. 

Veç kësaj një tjetër detaj që shton edhe më shumë dyshimin për ndarje është fakti se biondja seksi sivjet ka shkuar me pushime në Turqi me familjen e jo me të dashurin e saj siç kanë bërë më herët. 

Ndoshta është thjesht një tjetër krizë. Në fakt nuk është hera e parë që Tuna e Cozman përfliten për ndarje, por ata janë kujdesur që shpejt t'i përgënjeshtrojnë të tilla lajme. Presim të shohim se ç'do të bëjnë këtë herë….