• |
ide | kryesore

Antiterrori: Ish-luftëtarë të ISIS po blejnë troje në Shqipëri

I pakategorizuar
isisis.jpg


Persona të dyshuar si përkrahës të ISIS apo ka të dhëna se kanë qenë në Irak dhe Siri kohë më parë po blejnë pasuri të patundshme në disa qytete të vendit. Për këtë lajm citohen burime të strukturave antiterror nga gazeta “Shqip”. Ajo nuk jep të dhëna të mëtejshme nëse ka të dhëna se cilat janë qëllimet e këtyre personave, por ngre dushime se trojet apo godinat mund të përdoren për qëllime terroriste në të ardhmen. Zonat ku është investuar më tepër është trekëndëshi Elbasan – Librazhd – Korçë. Këto qytete bashkë me Tiranën  janë cilësuar si pika të “të nxehta” të luftëtarëve që kanë shkuar në Siri.

Sipas të njëjtave burime strukturat që mbikëqyrin parandalimin apo goditjen e terrorizmit mendojnë se shkak për këtë ndërmarrje të dyshuar të Shtetit Islamik mund të jetë bërë fakti që shumë prej luftëtarëve shqiptarë që ndodhen në Siri duan të ikin nga lufta dhe shefat e ISIS-it po shfrytëzojnë lidhjet me njerëzit e besuar në Ballkan për të fuqizuar sektorin e investimeve në pasuri të paluajtshme.

Burimet përmendin disa blerje dyqanesh dhe shtëpish në rrethet e Elbasanit, Librazhdit apo Korçës, nga persona me disa emra arabë, të cilët vlerën fillestare të investimit e justifikojnë me biznese të sapokrijuara. Nuk përjashtohet as Tirana, nga këto lloj transaksionesh pasurish të patundshme.