• |
ide | kryesore

Miratohet deklarata, formohet Asosacioni i Komunave Shqiptare në Serbi

I pakategorizuar
kuvendndd.jpg


Këshilltarët shqiptarë të tri komunave të Luginës – Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, para pak çastesh miratuan Deklaratën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare në Serb.
 
Deklarata u miratua në mënyrë unanime, respektivisht asnjë nga 43 këshilltarët komunalë nga të tri komunat nuk votoi kundër, njofton KosovaPress-i.
 
Kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa gjatë mbledhjes tha se sot është një ditë historike. Ai tha se shqiptarët e Luginës çdo ditë janë nën trysninë e deklaratave kërcënuese të qeverisë së Serbisë.
 
Ndërkaq kryetari i Këshillit Nacional Shqiptarë Jonuz Musliu tha se rrugë tjetër nuk ka pos realizimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës. Sipas tij Serbia gjithmonë ka qenë e interesuar për spastrim etnik dhe marrjen e tokave shqiptare.
Musliu theksoi se shqiptarët janë të vendosur që të realizojnë vullnetin e tyre dhe asgjë më shumë.
 
Në mbledhje nuk morën pjesë përfaqësuesit e opozitës në Preshevë, gjegjësisht Partia e Veprimit Demokratik e Riza Halimit.