• |
ide | kryesore

Shqiptarët e Preshevës shpallin Asosacionin njësoj si serbët në Kosovë. A po luhet me zjarrin?

I pakategorizuar
B697EB90-B116-4DDD-A977-A861D77B5A82_w640_r1_s.jpg


Këshilltarët shqiptarë të tre komunave: Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, tërësi kjo e njohur nga shqiptarët e këtyre komunave si Lugina e Preshevës, në jug të Serbisë, do ta sjellin vendimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Serbi, konfirmojnë zyrtarët shqiptarë të këtyre komunave.
 
Jonuz Musliu, kryetar i këshillit Nacional të Shqiptarëve (KNSH), i ka thënë Radios Evropa e Lirë se tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet për takimin e këshilltarëve shqiptarë të tri komunave me shumicë shqiptare në Serbi, takim ky i cili pritet të mbahet të shtunën, në Preshevë.
 
“Teknikisht gjithçka është përgatitur për takimin e nesërm të këshilltarëve shqiptarë, në orën 11, në Preshevë. Do të bihet një vendim për Asociacionin e komunave me shumicë shqiptare, në Luginë të Preshevës”, theksoi Musliu.
 
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për transmetuesin publik të Serbisë, e ka quajtur veprim të papërgjegjshëm politik dhe të papranueshëm.
 
“Serbia di si të reagojë – me urtësi dhe mençuri. Nëse është e nevojshme ta tregojë fuqinë, mos keni dert, sepse gjithsesi do ta tregojë”, ka theksuar Vuçiq.
 
Ndërkaq, zëvendëskryeministri serb Ivica Daçiq, me tone të ashpra i ka porositur këshilltarët komunalë shqiptarë “të mos luajnë me zjarr”./