• |
ide | kryesore

Rrëfimi i shqiptarit: Pse shkova në Siri të luftoj për ISIS (VIDEO)

I pakategorizuar
yhjfhfhtfhy.jpg


Abud Tarabi, është njëri prej të rinjeve shqiptar nga Kosova, të cilit ju ka shpërlarë truri për tu ju bashkuar organizatës më famëkeqe në botë asaj të ISIS. Në një rrëfim të tij në Gjuhën Shqipe, ky i ri tregon se si e mori rrugën për në Siri dhe për të luftuar, si ja kanë shpërlarë truri duke menduar se rruga në të cilën ai do ta merrte është rrugë e Allahut, shkruan Gazeta NewBorn
Sipas tij kjo ishte rruga që mendonte se do ta ngriste fjalën e Allahut, siq e quan ai ”Fis-ibi-li-ilah”. Ai tregon se ka qëndruar 4 vite në tokën siç ai e quan të xhihadit dhe sipas tij kjo është një përvojë e paharrueshme për të.
 
”Është një përvojë e paharrueshme, jam kanë në masekeshim Sylejman, aty kemi bërë ushtrime ushtarake, përgatitje për xhihad dhe pas një kohe të shkurtë na kanë rrethuar grupi i Gjij Shij Kurit që quhet me emrin ”Zinki”, pas një rrethimi të një 10 ditë ditore, aty jemi kanë të dobët, pa armë, pa municion, pa ushqim dhe rrethimi ka qënë i pa pritur. Nga sulmi që na bëri ky grup u sulmuam shumë vëllazni, ku kanë rënë shehid disa vëllazni”, rrefen xhihadisti nga Kosova, transmeton Gazeta NewBorn.
 
Ndryshe, prej tije e gjithë bota është duke e luftuar këtë organizatë, pasi që veprimet që bënë ky grup terroristësh janë jashtë çdo rregulle njerëzore dhe çdo lloj karte që mbron të Drejtat e Njeriut. Së fundmi Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar mbledhjen e 18-të, të rregullt, ku është marrë vendim për themelimin e Grupit Punues për hartimin e Strategjisë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit, që shpie në Terrorizëm 2015-2020/Gazeta NewBorn