• |
ide | kryesore

Rama sfidon diplomatët perendimorë: “Nuk më kanë zgjedhur ata”

I pakategorizuar
sev.jpg


Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të opozitës në Kuvend, në lidhje me dekriminalizimin.Se po e dëgjoj shpesh këtë punën e ndërkombëtarëve. Mua s’më kanë zgjedhur ndërkombëtarët kryeministër, më kanë zgjedhur shqiptarët. Ndaj dhe ato që bëj, i bëj për shqiptarët, jo për ndërkombëtarët. Edhe dekriminalizimin nuk e bëjmë për ndërkombëtarët. Jeni bërë si shtëpia e diplomatëve dhe spekuloni me ambasadorin amerikan. Me juve nuk ia vlen të harxhosh frymën”, ka thënë Edi Rama sot në parlament duke kundërshtuar pretendimet e opozitës se Rama po detyrohet nga ndërkombëtarët të shporrë kriminelët e tij. Po nëse pretendimi i Ramës nuk qenkërsh i vërtetë dhe se dekriminalizimi nuk po bëhet sei presion i ndërkombëtarëve, atëherë si i përgjigjet kryeministri pyetjes që shtron sot Lubonja: "Duke dëgjuar kryeministrin, askush nuk arriti të kuptojë një gjë, megjithëatë: si ka mundësi që ky kalorës radikal i luftës kundër së keqes, krimit dhe drogës, paska futur aq shumë kriminelë, trafikantë e të koruptuar nga krahu i tij në parlament? Dhe pse?