• |
ide | kryesore

“Dancing With the Stars 6”, spektakël me yje pa shkëlqim

Arkiva, Paparazzi
dancing.png


Tashmë është zyrtare, “Dancing 6” pritet të nisë në mes të Tetorit. Ashtu siç ndodh rëndom, lajmet e para që shoqërojnë daljen e programit në transmetim, flasin për të ashtuquajturit “stars”, kasti që do të kërcejë gjatë netëve të sezonit. E me sa duket, yjet që do të përballen në spektakël këtë vit, nuk kanë aq shkëlqim në botën ku bëjnë pjesë. Ndryshe nga vitet e shkuara, yjet e shndritshëm të showbiz-it shqiptar, nuk figurojnë në listën e programit që shpesh është akuzuar për mashtrime me çmimin e parë.

Niko Komani, Albatros Rexha, Rovena Dilo, Art Abazi, Suela Konjari, Young Zerka, Dorina Mema, Beatrix Ramosaj, Florian Agalliu, Mitro Çela, Ambra Meda, Adrola Dushi janë emrat e sivjetshëm, gjysmat e të cilëve, publiku i gjerë nuk i njeh ose i ka dëgjuar shumë pak, e ndoshta nuk ka interes t’i shohë duke kërcyer.

Vezullimi i shfaqjes, atmosfera dhe energjia e domosdoshme për këtë program, duket e pamundur të arrihet, po të kemi parasysh edhe “gjetjen” e prezantuesve që pritet të debutojnë në versionin shqiptar të patentës së BBC.

Me ëmbëlsinë që e karakterizon, Ami Toska, mbetet një nga moderatoret më të spikatura të garës së kërcimit. Këtë sezon, Borëbardhës së ekranit i bashkëngjitet dyshja e prezantuesve të programeve për të rinj në MAD Tv. Mateo dhe Rudi pritet të shfaqen përkrah Amit në spektaklin e përfolur të Vizion +, më datë 15 tetor. A do të arrijë 12-shja e yjeve, të mbërthejë përpara ekranit teleshikuesit? Mbetet për t’u parë!