• |
ide | kryesore

Djalë apo vajzë? Zbuloni se çfarë do të lindë Rudina Magjistari

Arkiva, Paparazzi
rudina-magjistari.jpg


Prezantuesja e njohur e pasditeve në Klan, e cila prej verës u shkëput nga ekrani për shkak të shtatëzënisë së saj të parë, do të sjellë shumë shpejt në jetë një vajzë. Bjondja e ëmbël, Rudina Magjistari është në javët e fundit përpara se të lindë, ndërsa siç ka treguar vetë përmes postimeve në rrjetet sociale, këtë periudhë të pritjes së ëmbël, e ka kaluar me bashkëshortin Xhavit Bajrami jashtë Shqipërisë. Nuk dihet se ku kanë menduar çifti ta sjellë në jetë fëmijën e tyre, megjithatë, Rudina ka premtuar se nuk do të kalojë shumë kohë, për t’u rikthyer sërish afër publikut.