• |
ide | kryesore

Greta Koçi merr telefonatë nga Lulzim Basha: Urimi i tij, qershia mbi tortë

Arkiva, Paparazzi
gretaaaa.jpg


Pos urimeve të fansave e miqve, këngëtarja Greta Koçi sot në përvjetorin e lindjes ka marrë edhe një telefonatë të veçantë. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka harruar për një çast të gjitha hallet e opozitës dhe fajet e qeverisë dhe ka marrë në telefon 24- vjeçaren. Aq shumë e ka gëzuar kjo Gretën, sa ajo ka shpehur gjithë adhurimin e saj për Bashën përmes një statusi në Facebook duke shkruar: “Sot është vertete dita më e vecantë për mua. Përmes mijëra urimeve, nga fansa, miq, qindra të rinjeve të FRPD-së, qershia mbi tortë ka qënë telefonata e urimit nga Kryetari i PD Z.Lulzim Basha. Jam krenare që punoj krah jush Z.Basha. Jeni nje lider frymëzues për mua dhe për mijëra të rinj demokratë. Faleminderit.”