• |
ide | kryesore

Spikerja ‘topless’ nuk u pushua nga puna, rroga e vogël e detyroi të vishej

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Pas lajmit se drejtori i Zjarr Tv, Ismet Drishti, e pushoi Enkin për shkak se ajo pranoi të bëjë foto nudo për Playboy, gazetarja 21-vjeçare ka reaguar duke hedhur poshtë këtë version. Duket se Enki Bracaj e vlerëson më shumë lakuriqësinë e saj, përderisa vendosi të braktisë studion e lajmeve ku shfaqej në publik pa të brendshme.

“Arsyeja pse ika ishte pagesa e ulët, vetëm 25 mijë lekë në muaj. Që janë shumë pak për një personazh televiziv. Për më tepër që më duhet të shpenzoja para plus për grimin dhe rregullimin e flokëve, sepse televizioni nuk i ofronte këto shërbime. Pasi bëra një llogari me veten time, vendosa ta lë këtë punë, pasi nuk ia dilja dot me shpenzimet ditore”, thotë spikerja për ‘’Panorama’’.