• |
ide | kryesore

Vritet një tjetër shqiptar në luftë për ISIS

I pakategorizuar
Siri, vritet-kosovari-n-euml-siri-euml-sht-euml-dashur-t-euml-ndodhej-n-euml-arrest-sht-euml-piak_hd.jpg


Një tjetër shqiptar i Kosovës vritet në Siri duke luftuar përkrah ISIS. Bëhet fjalë ëpr Bekim Mulollin nga Prishtina. Lajmin e bën me dije gazeta Express, e cila citon një familjare Mulollit. 
 
“Djali m’u ka vra që nja 10 ditë në Sham”- ka thënë ajo, ndërkohë që një tjetër familjar i tij ndërhyri duke thënë se i riu kishte lënë amanet për të mos folur me askënd për vdekjen e tij.
 
Por Bekim Mulolli duhej të ishte në arrest shtëpiak pasi ai ishte pjesë e një procesi gjyqësor të nisur kohë më parë, ku akuzohej për organizim dhe pjesëmarrje në grupe të dyshuara terroriste dhe po ashtu për sulm dhe nxitje të urrejtjes fetare. Por ndërkohë prej kohësh ai gjendej në Siri duke luftuar përkrah ISIS.
 
Bekim Mulolli tashmë është vrarë, por luftën përkrah grupit terrorist ISIS në Siri tash e vazhdon vëllai i tij Bashkimi i cili që nga viti 2012 ndodhet atje duke e lënë punën e tij të vjetër në Kosovë, taksi me makinë kombi. Sipas të dhënave deri më tani në Siri dhe Irak kanë vdekur rreth 50 shtetas kosovarë ndërkohë që edhe qindra të tjerë ndodhen atje. /Lapsi.al/