• |
ide | kryesore

Floriana Garo shfaqet pas konfliktit me Olti Currin

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


“Lajmi i ditës” siç e quajnë mes kolegësh, me sa duket i ka bërë të shpërthejnë në të qeshura me lot (emoji). Protagonistja Floriana Garo e cila pas komentit thumbues të Olti Currit nuk reagoi më, u pa këtë paradite nën shoqërinë e djemve të televizionit Klan. Fotoja e të treve u postua nga gazetari Drini Zeqo i cili ka ironizuar sherrin që ndodhi në rrjetet sociale, e u përhap me shpejtësi në portalet online. Me sa shihet, Floriana nuk e ka vënë ujin në zjarr, përkundrazi ajo shfaqet e buzëqeshur siç jemi mësuar ta shikojmë.