• |
ide | kryesore

“KAM SHITUR FIQ”, vjen hiti që do t’ju shkrijë së qeshuri

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Ironia e tallja me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj nuk mbeti vetëm në rrjetet sociale me foto-montazhe e barcaleta politikanësh. Parodia është amplifikuar tashmë në një këngë, shoqëruar me vidoklip. “Kam shitur fiq”, prodhuar nga Çmëndina Dublim sjell një tekst të vërtetë, që del nga goja e Erionit, bazuar në historinë e jetës së tij, i cili pati deklaruar se “12 vjeç shisja fiq për të jetuar”. Muzika ritmike dhe pamjet e xhiruara gjatë natës në Tiranë, duket se do t’i japin shumë klikime videos në youtube. Shihni më poshtë krijimin që me siguri do të kthehet në hit!