• |
ide | kryesore

Kush është djaloshi që Edi Rama zgjodhi të shfaqet në New York?

Arkiva, Paparazzi
edi rama djaloshi.jpg


Të gjithëve na bëri përshtypje paraqitja e kryeministrit Rama në një aktivitet në New York, ku ndryshe nga herët e tjera, kishte zgjedhur një përsonazh të qartë ta ndihmonte në përfaqësim, me anë të pamjes.  Djaloshi i dizenjuar dukshëm në kravatën ngjyrë kafe që rrethon qafën, u tha se shkonte përshtat me tematikën e eventit "Promovimin e mirëkuptimit dhe respektit në kohën e intolerancës". Por, deri më tani as mediat pranë qeverisë nuk kanë mundur ta deshifrojnë mesazhin e fshehtë që fshihet pas kravatës, truk që është përfolur shpesh se ka qejf të përdorë Edi Rama. Jeni të lutur të komentoni më poshtë nëse e njihni djalin, që me gjasë nuk është shqiptar e ndoshta, tek ndonjë do ketë ngjallur xhelozi.