• |
ide | kryesore

Luftonte për ISIS, familjarët pohojnë vdekjen e të riut nga Pogradeci

I pakategorizuar
plagosen-6-shqiptar-euml-luft-euml-tar-euml-t-euml-isis-it_hd.jpg


Një tjetër shqiptar dyshohet se mund të jetë vrarë në Siri duke luftuar për ISIS. Bëhet fjalë për një të ri nga fshati Rëmenj i Pogradecit, i quajtur Dorian Kuqo.

Familjarët e tij i kanë thënë policisë se i Doriani ka humbur jetën gjatë luftimeve në Siri apo Irak. Por autoritetet shtetërore nuk e konfirmojnë zyrtarisht vdekjen, pasi kanë dyshime se kjo mund të jetë një strategji e familjarëve të tij për të larguar agjentët e antiterrorit që i janë vënë në ndjekje. 25-vjecari Dorian Kuqi është larguar drejt Sirisë në korrik të vitit 2013.

Ai ka qenë “nxënës” i Genci Ballës, imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së Re, i cili po gjykohet tashmë nga Krimet e Rënda për rekrutimin e luftëtarëve dhe dërgimin e tyre në luftë përkrah ISIS në Siri e Irak. Një ditë më parë mediat në Kosovë raportuan për vdekjen e një tjetër shqiptari në Siri, Bekim Mulollit./Lapsi.al/