• |
ide | kryesore

Miss Universe/ Olti Curri dhe Floriana garo, sherr në facebook

Arkiva, Paparazzi
olti floriana.jpeg


Ka mjaftuar një “denoncim” nga fansat e faqes së tij popullore në facebook, që Floriana Garo të inatoset e t’i kthehet publikisht Olti Currit. Sherri banal ka ndodhur për një koment që u fshi nga faqja e emisionit, të cilin Floriana drejton në Tv Klan. Denoncuesi pretendonte se i kishin censuruar kritikën për spektaklin “Miss Universe Albania”, mirëpo, ajo që duket se ka nxehur gjakrat mes kolegëve, është etiketimi i funksionit që bukuroshja ka në “Jo Vetëm Modë”. “…moderatore vajza e famshme e motit Floriana Garo…” – shkruan Olti, shprehje që e preku Florianën, e cila reagoi menjëherë duke komentuar: “Olti Curri boll promovove negativitete se nuk i bejne mire ndjekesve te tu! Kjo vajza e famshme e motit sic thua ti eshte AUTORE dhe MODERATORE e formatit Jo vetem mode.”

Përplasja mes kolegëve vazhdoi edhe më tej me përgjigjen e Oltit: “Sa per autore "Jo vetem mode" eshte format i gatshem edhe nuk ka vend per autoresi. Vetem se te marresh kamerat edhe te intervistosh neper parukeri, ferma me rrush, apo neper dasma. Sa per motin, e ke gabim qe e paragjykon, aty more fame ne kembe, pastaj e rehatuar te kolltuqet e Opinion.”