• |
ide | kryesore

Buzët e Armina Mevlanit, të preferuarat e “Dolce & Gabbana”

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Fotot e shumta profesionale me Endrit Mërtirin dhe interaktiviteti në rrejtet sociale me dyshen e njohur të shtëpisë italiane të modës, nuk i shërbyen vetëm për të marrë pjesë si e ftuar në sfilatat që organizon Dolce & Gabbana. Armina Mevlani, prej sot është prezantuar zyrtarisht si fytyra reklamuese e buzëkuqit të kësaj marke. Përmes një postimi në faqen zyrtare, Dolce & Gabbana kanë zgjedhur të promovojnë produktin e tyre përmes buzëve të ish-miss Albanias. Nuk dihet sa është paguar Armina për këtë kontratë, por me siguri, tipari sexy i bukuroshes shqiptare duhet të ketë kushtuar shumë.