• |
ide | kryesore

Berlusconi i jep fund bashkëjetesës, i blen të fejuarës një vilë 10 km larg

Arkiva, Paparazzi
Silvio-Berlusconi-con-la-fidanzata-Francesca.jpg


Më 29 shtator ish- kryeministri italian Silvio Berlusconi ka festuar ditëlindjen. Ai mbushi 79 vjeç. Me rastin e ditëlindjes kavalieri ka bërë dy dhurata të mëdha, njërën për vete dhe tjetrën për të fejuarën Francesca Pascale. Berlusconi i ka dhuruar vetes lirinë për 79 – vjetor, duke i dhënë kështu fund bashkëjetesës me të fejuarën 49 vite më të re. Për këtë arsye ai i ka blerë bukuroshes 30 vjeçare një vilë luksoze në zonën e pasur “Brianza”, 10 kilometra larg rezidencës së tij historike “Vila Arcore”. Siç raporton “Corriere Della Sera”, kavalieri po i mbikqyr vetë punimet në vilën e re të së fejuarës. Ky nuk ishte një vendim krejt i rastësishëm. Flitet se brenda partisë nuk e duan fare Francescë-n pranë ish- kryeministrit. Sipas komenteve në Itali ky është një vendim thellësisht politik.