• |
ide | kryesore

Braktis “Dance With Me”, balerini i bashkohet “Dancing With the Stars”

Arkiva, Paparazzi
jurgen 1.jpeg


Jurgen Bala i cili deri javën që shkoi shoqëroi konkurentët e spektiklit të Tv Klan, ka vendosur të largohet nga “Dance With Me”, për të provuar një tjetër eksperiencë në spektalin e Vizion Plus. Lajmin e ka dhënë vetë balerini në IG, ku përmes një postimi ka shprehur dhimbjen për lëvizjen e papritur që po bën.

Megjithatë, protagonizmi në çift siç ndodh tek “DWTS”, duket se e ka joshur Jurgenin të largohet nga “DWM”, format në të cilin shfaqja e balerinëve profesionistë në skenë është më e limituar. Jurgen Bala prej vitesh ishte pjesë e trupës profesioniste të Albi Nakos, por prej mesit të Tetorit balerini do të kërcejë në V+ me Ambra Meda.