• |
ide | kryesore

Supermodelja shqiptare së shpejti do të bëhet nënë

Arkiva, Paparazzi
emina-cunmulaj-2012.jpg


Emina Çunmulaj, e vetmja shqiptare që mund të konsiderohet mirëfilli supermodele, me një karrierë ndërkombëtare, njëjtë si të kolegeve të saj, është shtatëzënë. 31-vjeçarja e cila përpara pak kohësh i dha fund beqarisë duke u martuar me një nga multimiliarderët e Los Angeles-it, Sam Nazarian, me sa duket ka vendosur t’i përkushtohet jetës familjare. 

Shqiptarja nga Mali i Zi që ka sfiluar e pozuar për emrat më të rëndësishëm të modës, ka marrë gjithnjë surpriza e dhurata nga më të shtrenjtat nga partneri i saj hebre. Por kësaj here, është rradha Eminës ta gëzojë e ta bëjë Sam-in mashkullin më të lumtur në botë!