• |
ide | kryesore

Trupi i Zanfinës, photoshop i pakontrolluar apo pozë me stil?

Arkiva, Paparazzi
12049405_762943947167271_8278520296868289057_n.jpg


A nuk ju duket e çuditshme kjo foto e këngëtares kosovare Zanfina Ismaili?! A nuk e ka belin ca si shumë të hollë? Në fakt Zanfina ka pasur dhe ka një fizik të mirë. Prej vitesh ajo shquhet si një nga këngëtaret më sexy shqiptare. Kjo mund të jetë edhe meritë e ushtrimeve dhe përkujdesjes që këngëtarja tregon për veten. Zanfina ka publikuar së fundmi këtë foto veshur në të bardha dhe shfaqet me një bel super të hollë, ku tregon me krenari gjoksin e bollshëm dhe formën “alla Kim Kardashian” në pjesën poshtë belit. Mund të jetë edhe meritë e photoshop-it, me të cilin e ka lëshur dorën ndoshta më shumë sec duhet?. Nuk do të ishte hera e parë që ndodh. Kujtojmë se në një rast tjetër, një femër e famshme e showbiz-it shqiptar me dëshirën për të zmadhuar sa më shumë vithet, shtrëmbëroi pa dashur edhe pallatin pas krahëve.