• |
ide | kryesore

ISIS kërcënon kryeministrat e Ballkanit, mes tyre edhe Ramën

I pakategorizuar
shteti-islamik1-e1443781113754.jpg


Militantët e Shtetit Islamik kanë dërguar një mesazh kërcënues në redaksitë e mediave ballkanike. Ata kërcënojnë me nisjen e sulmeve në vendet e Ballkanit dhe të parët e që po paralajmërohen janë kryeministrat e këtyre vendeve.

Mes tyre është edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama. Mesazhi kërcënues shoqërohet edhe me një foto.

“Do ishte mirë që këta kryeministra të ruajnë veten. Kalifati po vjen në Ballkan dhe aty kemi plot vëllezër të etur për gjak. I themi gjithashtu Putinit që të na sjellë ushtarë dhe do ia kthejmë mbrapsht kokat e tyre” thuhet në mesazhin e dërguar nga një person i quajtur Abu Turab. Kjo nuk është hera e parë që ISIS kërcënon më shtrirjen e kalifatit në Ballkan./Lapsi.al/