• |
ide | kryesore

Simone braktis “Dancing With the Stars” për “Dance With Me”

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Lajmin e ka dhënë revista e prezantueses Aketa Vejsiu, ku shkruan se balerini kryesor i spektaklit të Vizion +, do t’i bashkohet trupës së Tv Klan. Simone, për ndryshe, ai që i siguroi Tunës vjet fitoren, duket se nuk është mirëpritur në sezonin e ri të “Dancing With the Stars” që pritet të fillojë në mes të tetorit. Balerini italian kryesoi vitin që shkoi trupën dhe koreografitë e spektaklit të përfolur të Vizion +, ndërsa nuk dihet kush do ta zërë rolin e tij sivjet. Vendimi për të kaluar tek konkurenca erdhi dy ditë pasi balerini Jurgen Balaj braktisi spektaklin e dyshes Grabocka – Vejsiu, për ofertën e producentes Kolaneci. Megjithëse në IG, balerini italian kishte lajmëruar për një rikthim në “DWTS 6”.