• |
ide | kryesore

Zbulohet skena që Enca kopjoi nga këngëtarja serbe

Arkiva, Paparazzi
enca kopjace.JPG


Pa u mbushur 24-orë nga premiera e videos në youtube, kopja doli sheshit. Këngëtarja e re Enca Haxhia tha se kishte punuar për një kohë të gjatë për klipin, me skuadër të talentuarish, por me sa duket, stafi i saj nuk ka qenë aq kreativ.

Në një nga skenat e “Call me goddess”, aty ku Enca shfaqet me lente në sy e një një aksesor argjendi rreth e rrotull, shihet se është kopje e këngëtares së famshme serbe, Jelena Karleusa. Veshja e shqiptares duket sikur është marrë borxh nga ylli i pop-it serb.

Kjo nuk është hera e parë që artistët shqiptarë vjedhin në mënyrë kaq të hapur. Por, nëse në të shkuarën këngëtarët i janë referuar idhujve që krijojnë trendin botëror, këtë rradhë duket se nuk janë lodhur fare, pasi kopjen e kanë gjetur gati, në Ballkan.