• |
ide | kryesore

Mjeku 64-vjeçar i propozon për martesë Bleonës: Dua të bëj fëmijë me ty!

Arkiva, Paparazzi
bleona17.JPG


Ai është 64 vjeç, burrë i martuar, me dy vajza dhe një mbesë.

Por, Dalip Gjoka nga Burreli kërkon të nisë një aventurë me Bleona Qerretin.

Mjeku pediatër i ka dërguar një letër këngëtares, ku i kërkon asaj të martohen bashkë dhe të bëjnë fëmijë.

Gjoka thotë se martesa e tij tashmë është konsumuar dhe nuk e ka problem t’i shprehë ndjenjat dikujt tjetër.

Jam i hapur për çdo mënyrë martese që do biem dakord.

Unë kam besim te vajzat e mia dhe ime shoqe mjeke, që është ish-e dashura ime e parë, dhe që vitet e fundit ka pasur probleme shëndetësore.

Por le të zbresim pak me këmbë në tokë, pasi martesa ime është e konsumuar prej dhjetë vitesh, edhe pse unë nuk kam plan t’i kthej shpinën.

Por kjo nuk më pengon të shpreh ndjenjat e mia për Bleonën”, thotë ai për Panorama.

Gjoka thotë se është në një formë të shkëlqyer fizike, për të kryer marrëdhënie seksuale.

Ai shprehet se Bleona ka edhe 10 vite për t’u bërë nënë, pasi pas moshës 45-vjeçare, femrat kalojnë në menopauzë.

Për këtë arsye ai thotë se Bleona duhet të shpejtojë.

Ndërkohë, pyetjes se si do ta përballojë jetesën luksoze të Bleonës, Gjoka përgjigjet se ai ka një kompleks në Burrel, që vlen 300 mijë euro./