• |
ide | kryesore

Lori Hoxha mban me hatër Xhemin, i ble fustan më të shtrenjtë se Enedës

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Prezantueset e Portokallisë edhe në sezonin e ri që nisi këtë të dielë, janë veshur nga Lori Hoxha. Stili i Eneda Tarifës dhe Xhemi Shehut vazhdon të kurohet nga trashëgimtarja e Top Channel, që për hir të së vërtetës i ka sjellë në formë të shkëlqyer bjondet. Por, ajo që të bie në sy, pas lajmit se veshjet e mamave sexy janë blerë në dyqanin online asos.com, është “diferencimi” që Lori duket se i ka bërë Xhemit, duke i veshur një fustan dyfish më të shtrenjtë se ai i Enedës. Nuk dihet pse Xhemi është mbajtur me “hatër” pasi të dyja bukuroshet kanë peshë të njëjtë në spektakël. Megjithatë kjo nuk do të thotë se në të ardhmen, Eneda do të veshë gjithnjë fustane më të lirë se kolegia e saj.