• |
ide | kryesore

“Portokalli” tallet me Erion Veliajn, i kujton qoftet dhe birrat te Pedonalja

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës është vënë në lojë këtë të dielë edhe nga aktorët e spektaklit të humorit në Top Channel. Personazhi që imitoi Erionin me zë të hollë që vetëm flet dhe përsërit fjalitë, “u kap mat” gjatë monologut të tij nga një gazetare (aktore), e cila e ngacmonte për mburrjet me gropat, poçat e pusetat, e zëvendësuara nga kryebashkiaku. Erionit aktor iu përmend edhe qofteria me tym dhe birra tek Pedonalja e Tiranës, ku sigurisht pati diçka për të thënë e përsëritur, pavarësisht se kishte premtuar që nuk do ta lejonte më. Gjithashtu moderatorja Xhemi Shehu bëri një batutë me qofte e birra po në lidhje Pedonalen, kur në skenë u shfaq Salsano në rolin e një këngëtari. Nuk dihet si është pritur nga Erioni imitimi në fjalë, pasi show, siç dihet, është specialitet origjinal i vetë kryetarit të Bashkisë.