• |
ide | kryesore

Pse Lori Hoxha fshiu çdo foto nga profili i saj në Instagram?

Arkiva, Paparazzi
lori 1.jpeg


Është e pabesueshme por e vërtetë! Vajza që u hap në çdo drejtim, duke treguar jetën luksoze, postuar pushimet përrallore, veshjet e shtrenjta e gjithë përfitimet e trashëguara nga familja Hoxha, duket se është penduar. Lori Hoxha ka bërë një hap prapa, teksa ka fshirë gjithë aktivitetin thuajse 3-vjeçar në Instagram. 

21-vjeçarja e dhënë pas fotove e kompozimit të tyre, ka zhdukur çdo postim nga profili i saj, duke e lënë atë bosh. Kjo nuk është hera e parë që Lori Hoxha përpiqet të heqë “gjurmët” nga IG. Kohë më parë, trashëgimtarja e Top Channel u përfol se zhduku fotot e vjetra, duke dashur të “fshijë gjurmët”, përpara ndërhyrjeve estetike, të cilat e transformuan dukshëm në pamjen e jashtme. /lapsi.al/