• |
ide | kryesore

Zënka mes prezantueseve të Top Channel, sajesë e gazetës Panorama?

Arkiva, Paparazzi
albana eneda.png


Ajo çka u shkrua në gazetën Panorama, se dy shoqet Albana Osmani dhe Eneda Tarifa janë zënë për një kopertinë reviste, me sa duket nuk është e vërtetë. Lajmin e ka përgënjeshtruar vetë kryeredaktorja e “Star” e cila ka sqaruar gjithë pozicionin e saj përballë thashethemeve që shkruhen në artikullin, i cili u shpërnda me shpejtësi në portalet online. 

Përkundër asaj që Panorama shkruan: “Ato kanë qënë në katin e dytë të një bar restoranti pranë qendrës së Tiranës, teksa janë grindur në tavolinë se cila duhet të dilte e para gjatë verës në kopertinën e një reviste. Nga biseda me zë të lartë, që ato kanë zhvilluar, dëshmitarët kanë treguar se Eneda ka pretenduar se drejtuesit e revistës ja kishin dhënë asaj fjalën për ta nxjerrë në kopertinën e revistës, por Albana ka ndërhyrë duke i marrë ekskluzivitetin të pozojë vetë e para.”, është vetë kryeredaktorja Linda Prendi, e cila hedh poshtë këtë version duke thënë se asnjëherë prezantuesja e Portokallisë nuk ka qenë zgjedhja e saj për kopertinë: “Doja tu bej me dije se Albana Osmani eshte ftuar nga une personalisht per Kopertinen e Maj si c'do personazh tjeter ne revisten Star…Une dhe stafi im konsultohemi gjithmone paraprakisht dhe bejme normalisht shume kujdes ne zgjedhjen e e personaxheve te momentit sipas mujeve perkates. Zgjodhem Albanen unanimisht si redaksi dhe asnje emer tjeter dhe Maji paska qene muaji i saj qe shkelqeu aq shume sa dhe sot vazhdon te perflitet.” 

Një tjetër e pavërtetë që gazeta Panorama shkruan, është se dy “ish-mikeshat” i kanë bërë ‘unfollow’ njëra-tjetrës në Instagram, gjë e cila mund të vërtetohet nga çdokush, që është gënjeshtër. Albana dhe Eneda kanë kohë që nuk postojnë foto së bashku, por sipas informacioneve të lapsi.al, shoqëria e bukurosheve të Top Channel, nuk është prishur.