• |
ide | kryesore

Mjeku i çmendur pas Bleonës: Jam mashkull bio, kthehu moj dallëndyshe

Arkiva, Paparazzi
mjeku-300x208.jpg


Mjeku pediatër Dalip Gjoka, që është bërë i famshëm këto ditë për një propozim befasues për Bleona Qerretin, këmbëngul se do të martohet me këngëtaren dhe të bëjë fëmijë me të, duke hequr dorë nga familja e tij.

64-vjeçari është i martuar dhe me fëmijë, por kjo nuk e pengon që të flaës publikisht për dashurinë që ka për Bleonën.

Ai ka folur sot në emisionin “Pasdite” të Top Channel.

“Kjo letër ishte reflektim, pas një meditimi 30 minuta, pasi lexova në një gazetë lajmin për të.

 Meditova, më bëri përshtypje, kështu që unë nuk kisha pse të rrija indiferent. Kam një familje të nderuar, kam dy fëmijë.

Kam një mbesë 2 vjeç, familjarëve ju kërkoj ndjesë nëse i kam lënduar. Seriozisht dua të martohem me Bleona Qeretin.

 Unë jam një djalë Mati, jam personifikimi i një burri shqiptar bio.

Jo se  shpreh keqardhje për Belonën, unë po e bëj për Bleonën”, deklaroi pediatri Gjoka.

Dua t’i dhuroj Bleonës një familje tradicionale, nuk dua që ajo të jetë nusja e shtëpisë.

Mendova që t’i deklaroj kësaj artisteje atë që unë ndjej.

E kam uruar sinqerisht, për atë që ka arritur.

Mendoj që është simboli i bukurisë shqiptare, ideale fizike dhe mendore. Më përshëndeti nga Moska, unë nuk u mërizta,unë mendoj se loja vazhdoj.

 Unë jam kandidati më i mirë. I bëj një thirrje: Kthehu Bleonë e dashur, kthehu moj dallëndyshe.

Dua të kthehet në Burel, aty është një popull shumë i madh.

Kjo artiste duhet të kthehet në folenë e saj.

Ajo duhet ta shumëfishojë veten”, theksoi 64­vjeçari.

Ndërkohë, ai tregon edhe si e kanë pritur vajzat e tij këtë propozim të çuditshëm:

Vajzave iu them të më gjykojnë me gjakftotësi, dua që të kujtojnë se çfarë kam bërë për to. Unë nuk jam një biri i Matit që braktis familjen time.

Nëse martesa ime është e konsumuar, unë i bëj thirrje bashkëshortes sime ta mbledh veten, të qetësohet.

Të mbetemi shokë e miq, unë do t’i përkushtohem edhe më shumë se kur jeta jonë seksuale shkonte vaj”.

 

Pjesë nga intervista:

Gazetat kanë filluar të shkruajnë për reagimin e vajzës suaj duke thënë se ti nuk je mirë me shëndet?

Kjo është e vërtetë.

Çfarë ju kërkon?

Unë kam dy vajza të shkëlqyera. Të reflektojnë ke gjakftohtësi dhe të kujtojnë se çfarë kam bërë për këta fëmijë të mrekullueshëm. Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin dhe besoj se do të dinë të më mirëkuptojnë. Besoj se nuk do të më kryqëzojnë si Krishti.

Nëse Bleona refuzon të martohet me ty, gjë që ka shumë pak gjasa, ke menduar se çfarë do të ndodhë në jetën tënde?

Nuk do të jetë fundi i botës.

Çfarë do të bësh?

Jam gati ta filloj nga zero, çfarë kam treguar si mjek, si sportist në të gjitha fushat e jetës. Ka një keqkuptim tek intervista. Unë nuk e kam ftuar këtë artiste të madhe për të qenë vetëm një natë. Unë i kërkoj asaj të jem bashkëshorti i saj dinjitoz…

I ke menduar të gjitha detajet?

Jam gati të përcaktoj edhe momentin e dasmës dhe momentin që do të veshë kostumin e Matit ku do të ishin ftuar shumë miq… Do t’i vija disa kushte Bleonës. Që të pranonte që të ishte nuse mati qoftë edhe për një natë, të pranonte të pozonte si të donte, të veshi kostumin kombëtar në Kishën e Shën…

Kushti i dytë?

Kushti i dytë, le të arrinte në majën e malit të Dejës.

Çfarë të bëj?

Të ngjitet në Malin e Dejës.

Kushti tjetër?

Edhe aty të fotografohet.

Edhe nudo?

Po, edhe nudo dhe me atë rast të pinte një kafe në shkollën e Macukut. Të vendosë një tufë me lule në varrin e gjyshit dhe të gjyshes sime. Do të isha shumë krenar. Pa diskutim do të merrte titullin qytetare e Matit.

Uroj që të jesh me këmbë në tokë Dalim dhe të pranosh realitetin.

Faleminderit juve./