• |
ide | kryesore

Robert Alia: Albëria ka folur pas kurrizit tim; Këngëtarja: Je karamele pa ambalazh

Arkiva, Paparazzi
dyshe.jpg


Me buzëqeshje dhe pa e ngritur zërin, anëtari i jurisë së "Dance with me" Robert Alia dhe konkurrentja Albërie Hadërgjonaj kanë sulmuar jo pak njëri- tjetrin. Pa u përqendruar tek kërcimi dhe lëvizjet e këngëtares, Alia u shpreh se nuk mund t'i jepte pikë, pas ajo e ka përgojuar pas krahëve. "Do të kisha dhënë më shumë se pesë pikë nëse Albëria nuk do të fliste pas kurrizit tim", është shprehur ai. Këngëtarja kosovare e cila në këtë show vallëzimi kërcen me Veselin i është përgjigjur me ironi duke thënë: "Si mund të mos flas për një karamele pa ambalazh si koka jote". Më tej Alia vazhdoi duke thënë se në spektakël duhen vënë kritere. "Jemi artistë, s'ka nevojë për thashetheme" e ka mbyllur Alia përplasjen me kunja, dhe po kështu ka bërë edhe Alketa. Moderatorja e spostoi menjëherë vëmendjen tek numri pasardhës për ta kaluar situatën e sikletshme. ç'të ketë thënë vallë Albëria që e ka vrarë kaq shumë Robertin?!