• |
ide | kryesore

Albana Osmani reagon për prishjen e miqësisë: “Nuk jam zënë kurrë për një copë kopertinë”

Arkiva, Paparazzi
albana eneda 1_0.jpeg


Prezantuesja e Top Channel e cila fundjavën që shkoi u bë kryelajm në faqet e shtypit rozë, për shkak të “zënkës për kopertinën e revistës” me “ish-mikeshën” Eneda Tarifa, është shprehur publikisht në lidhje me atë u shpërnda me shpejtësi në portalet online. Bukuroshja e “Fiks Fare”, ka shpërndarë një shkrim për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke u munduar të sqarojë ato që i quan, “thashetheme që i thonë plakat te lagjia”, referuar shkrimit abuziv në gazetën Panorama ku thuhej se miqësia e saj me prezantuesen e “Portokalli”, u prish për shkak të një kopertine.

“Une nuk jam zene me askend , per "nje cope Kopertine" ! Nuk jam zene kurre per asgje te ketille. Kam respekt per ata qe ne gjithe keto vite me ftuan te jem pjese e tyre ne faqe te para apo te dyta apo te tridhjeta.Te cileve u shpreh mirenjohje ! Madje sic me kane thene jane shitur te gjithe numrat e cdo reviste ,dhe personalisht vjen mire per kete .Por jo!! " per nje cope kopertine" , per nje gje te tille , sdo ulja integritetin tim kurre.” –shkruan Albana Osmani që në krye të herës, duke folur më pas edhe për eksperiencat e kaluara gjatë këtyre viteve punë në Top Channel:

“Ne punen time ne televizion prej me shume se nje dekade kam mesuar madje te kem shume durim .. Edhe atehere kur programi i jepej nje tjetre – tjetre apo tjetre dhe une isha alternativa e fundit per tu perzgjedhur . Kam mesuar te duroj ! Dhe ne fund isha e zgjedhura ,sepse isha -ajo e afta, te beja programet dhe te kisha audiencen maksimale.
Nuk po ju them qe te jesh zgjedhja e fundit ka qene e lehte.. Perkundrazi ! Ne durimin tim ditet kane qene shpesh te veshtira. Sidomos kur ti di permendesh gjithcka pa asnje skenar! 
Kam mesuar te duroj dhe te hesht shume ! Te pres per kohen time dhe te vleresoj me pergjegjshmeri cdo detaj . Kam mesuar te respektoj dhe jo te zihem. Qytetaria kete veshje ka. Ndaj kurre su vesha me holle se kaq! Ne betejen time e cila ka qene e lumtur , kete dua ta theksoj . E lumtur sepse kam dashur shume punen time dhe e dua njesoj. Kam takuar shume njerez te mire kryesisht. Por rruges i ke te gjithe versionet . Disa i mbaj ende me vete, ndersa me te tjere rruga te ndan ne kryqezime te ndryshme. Keshtu ndodh dhe me me te shtrenjtet e tu , familjen , jeta te hedh larg . Jo se do por ky eshte procesi i saj.” 

Duke cituar drejtoren ekzekutive të revistës Star, e cila përgënjeshtroi lajmin e botuar në portalet online, prezantuesja e Top Channel ka thumbuar gazetarët të cilët duket se i ranë në qafë kot:
“Nese dikush inicioi nje lajm sikur une personalisht jam zene me dike per nje absurditet te tille atehere ka dashur thjesht vemendje , te shese lajmin , te binde shefin e ri qe jam e afte te gjej lajme. Ose dhe me keq dikush beri avokatin e nje lajmi dashakeq. Dhe ketu do ndaloj pak. Jo tek "avokatet", se dihet ka patur dhe do te kete , por une jam me parimin vlerat i dallon kushdo ndaj nuk me kane trembur kurre. Do ndaloj tek "gazetaret" a e dini qe egziston krimi Informatik dhe krimi Kibernetik?! Jo cdo gje qe ua thone plakat e lagjes behet lajm. Krimi denohet i cfare do lloj formati konfirm ligjit.”

Pjesa e fundit e reagimit të Albana Osmanit, të ngjan me një rrëfim prekës, përmes së cilit, vajza nga Tropoja duket se kërkon të vërë në vend dinjitetin e cënuar: “Dikur ne moshen 13 vjeç me nje valixhe druri ngjyre jeshile te erret , e cila i perkiste tim eti oficer. Me hypen ne nje traget mamaja ime dhe daja im . Babai nuk erdhi se nuk donte te largohesha. Nuk e perballonte dot. Dhe pse nuk isha femije i vetem por kisha dhe kater te tjere ne shtepi. Trageti do vinte nga Fierza ne Koman e me pas drejt Tiranes. Ku do filloja Liceun Artistik per Pikture. Isha shume femije per te kuptuar cpo ndodhte . Isha totalisht ne boten time artistike aq sa nuk po ndaloja as te drama qe kisha perballe , lotet e nenes time ,as dajen qe lutej me ze. (E mora vesh me vone qe i qe lutur Zotit te ishte me mua.) Nuk po shikoja asgje nga keto detaje . Qava sigurisht. Mezi u ndava nga nena ime. Por brenda vetes po shikoja dicka tjeter. Qava per dy jave te tjera rrjesht ,kur nuk kisha prane asnje nga familja. Por serish une po shikoja dicka tjeter. Nuk po them se u bera "Mbret "si Jozefi i Dhjates se Vjeter , por po shikoja perrallen time. Duke mos harruar fjalet e nenes : Ji e paster si pellumbi dhe e zgjuar si gjarpri. Nena te thote ji e zgjuar si gjarpri se je 13 vjec ! Por te thote ji e paster bija ime. Keshtu veprova. Dhe do perpiqem ta ruaj kete integritet derisa te kem fryme. Ndaj shkrova keto fjale , preferova ti ndaj me ju publikisht .!” – mbyllet reagimi i Albanës.