• |
ide | kryesore

Aurela Gaçe replikë me gazetaren: “Je e cekët, kur t’a kuptosh merr lapsin e shkruaj”

Arkiva, Paparazzi
aurelaaa.jpg


Këngëtarja energjike e skenës shqiptare ka reaguar përmes një postimi në facebook ku shpreh pakënaqësinë në lidhje me një shkrim që me sa duket e ka prekur:

“Lexova diku se FAKTI qe jam 1.60 cm me ben te hidhem ne Skene…” –shkruan Aurela Gaçe, e cila vazhdon me shpjegimin, se përse një gazetare duhet të shprehet në këtë formë për performancën e saj: “Ajo qe ka kete koncept, Duhet te kete qene ose shume e ceket, ose s'e kupton fare cdo te thote dashuri per ate qe ben. Eshte e kote te sqaroj me fjale ate qe ndjej Kur jam NE Skene…”

Këngëtarja e njohur për interpretimet live, vazhdon më tej dedikimin për gazetaren e paidentifikuar, duke shkruar:
"Por mund t'ja sqaroj gazetares se nuk Jane cm ato qe bejne publikun te gezoje, te qeshe e te qaje me ty, te ndjeje ate qe ti i jep…
Kur t'a kuptosh, merre lapsin e shkruaj…
” – e mbyll replikën, e vogla – e madhe, rebelja – vlonjate, Aurela.